TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2026, 12:21

Festimet për Ditën e Verës, policia e Elbasanit publikon planin e masave: Kufizimi fillon që sot

Shkruar nga Pamfleti

Festimet për Ditën e Verës, policia e Elbasanit publikon planin e

Policia e Elbasanit ka bërë publik planin e masave për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara në kuadër të festimeve për Ditën e Verës.

Sipas njoftimit zyrtar, do të vendosen kufizime në qarkullimin e automjeteve duke nisur nga data 13 mars dhe deri në ditën pasardhëse. Për 48 orë do të bllokohet segmenti rrugor nga “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”.

Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i mjeteve në qendër të qytetit dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”. 

Sipas policisë, mjetet që vijnë nga lindja, në zonën e Urës së Bakallit, do të parkohen te Parku i Mallrave. Automjetet që vijnë nga jugu, në drejtim të kryqëzimit të Cërrikut, do të orientohen për parkim te Shkolla e Formimit Profesional dhe në parkimin e ri pranë varrezave publike.

Ndërsa mjetet që hyjnë në qytet nga perëndimi, në zonën e Kryqëzimit të Luleve, do të parkohen pranë shkollës profesionale “Sali Ceka”, në afërsi të Doganës, si dhe në parkimin pranë stacionit të trenit.

"Në kundër të festimeve për Ditën e Verës, Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim garantimin e mbarëvajtjeve të aktiviteteve të organizuara në këtë qytet.

Kufizimi i qarkullimit do të nisë që në datën 13 mars për të vijuar deri në ditën pasardhëse. Për 48 orë, do të bllokohet segmenti rrugor nga “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”.

Gjatë këtyre ditëve ndalohet parkimi i mjeteve në qendër të qytetit dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, ndërkaq, shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë të pranishme për orientimin dhe devijimin e trafikut.

Për të shmangur trafikun dhe për të lehtësuar qarkullimin, mjetet do të orientohen drejt hapësirave të përcaktuara të parkimit, sipas drejtimeve nga vijnë në qytet. Konkretisht:

•mjetet që vijnë nga lindja (Ura e Bakallit), do të parkohen te Parku i Mallrave;

•mjetet që vijnë nga jugu (Kryqëzimi i Cërrikut), do të parkohen te Shkolla e Formimit Profesional dhe te parkimi i ri pranë varrezave publike;

•mjetet që vijnë nga perëndimi (Kryqëzimi i Luleve), do të parkohen te shkolla profesionale “Sali Ceka”, në afërsi të Doganës, si dhe në parkimin pranë stacionit të trenit.

Autobusët e linjës “Tiranë – Elbasan” do të stacionohen pranë Doganës, afër shkollës profesionale, ndërsa autobusët e linjës “Elbasan – Cërrik” do të stacionohen tek ish-ofiçina, në rrugën “Ura”, pranë tregut industrial.", thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje