TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2026, 08:27

‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete kontrabandë në Durrës dhe Kakavijë

Shkruar nga Pamfleti
‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat
Doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete kontrabandë në Durrës dhe Kakavijë

Dogana shqiptare në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë intelektuale për markat.

Mallrat u përkasin markave "Christian Dior" dhe "New Balance" dhe bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë Përgjithshme e Doganës për garantimin e barazisë në tregëtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 5340 palë atlete që mbanin emrat e markave Christian Dior dhe New Balance, për të cilat ka dyshime se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Mallrat janë bllokuar për verifikime të mëtejshme, ndërsa strukturat doganore po vijojnë procedurat për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për produkte të falsifikuara.

‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat

‘christian dior’ dhe ‘new balance’ doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete kontrabandë

1 Komente

  1. k
    kiu

    "orgjinale o buuuuur",

    Lini një Përgjigje