Kosova27 Shtator 2023, 09:38

Flet nipi i Afrim Bunjakut: Çfarë më rrëfeu 2 ditë para se të vritej nga serbët

Shkruar nga Pamfleti

Flet nipi i Afrim Bunjakut: Çfarë më rrëfeu 2 ditë

Ilmi Azemi, nipi i policit të vrarë Afrim Bunjakut mëngjesin e 24 shtatorit, tha se është takuar dy ditë para se ai të vdiste nga sulmi serb në Veri të Kosovës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tregoi se Bunjaku është shprehur se situata në Veri është nën kontroll dhe nuk presin që të ndodh ndonjë gjë tragjike.

Sipas tij, Bunjaku ka thënë se problemi nuk qëndronte te populli serb që jeton në Veri të Kosovës por të bandat kriminale.

“E takova Bunjakun dy ditë para se të vdiste. Biseda është fokusuar më shumë në Veri të Kosovës, në komunën e Zveçanit. Më tha që tan policia e Kosovës ka situatën në kontroll dhe nuk presim të ndodh ndonjë gjë tragjike.  Ai më tha që populli serb që jeton në pjesën veriore është pro Kosovës dhe pro policisë së Kosovës. Problemi sipas tij nuk qëndronte te populli por te bandat kriminale. Ky ka qenë opinioni i tij”, tha ai.

ilmi azemi afim bunjaku veri