TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2023, 11:16

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, radhë kilometrike automjetesh në qytet

Shkruar nga Pamfleti

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, radhë

Qytetarë të shumtë, pushues e turistë të huaj që zgjodhën Vlorën këtë vit për të kaluar pushimet kanë mbushur plot portin e Vlorës.

Mediat raportojnë se është krijuar një radhë kilometrike nga fluksi i turistëve. Vetëm ditën e sotme kanë mbërritur 1400 udhëtarë dhe 320 makina nga Brindisi. Ndërsa muajit korrik, mbërritën 123 mijë turistë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në portin e Durrësit kanë hyrë 3875 udhëtarë dhe 847 automjete. Dje kanë dalë 6858 udhëtarë dhe 1603 automjete ndërsa mëngjesin e sotëm hynë 1308 udhëtarë dhe 380 automjete. Priten edhe 3 tragete të tjerë me rreth 1500 udhëtarë dhe 450 automjete.

Fluksi i madh i turistëve në Vlorë ka shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve në rrugët kryesore në Vlorë.

automjete fluks trafik vlore

Lini një Përgjigje