TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2026, 16:15

Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe vilat që Apeli la nën sekuestro

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe
Luksi i shfrenuar i Jamarbër Malltezit

Nga rezidencat luksoze te bizneset, pasuria e Malltezit në qendër të dosjes "Partizani"

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës, duke rrëzuar ankimin e tyre kundër vendimit të mëparshëm të GJKKO-së. Me këtë vendim, pasuritë mbeten nën sekuestro deri në përfundimin e procesit gjyqësor që lidhet me dosjen "Partizani".

Pas vendimit të Apelit, publikojmë listën dhe fotot e pasurive të sekuestruara, bazuar në katalogun e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), ku përfshihen vila, apartamente, njësi tregtare, llogari bankare dhe kuota në shoqëri tregtare.

Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe
Apartament i Jamarbër Malltezit, Garda e Republikës

Në mesin e pasurive bien në sy një vilë duplex, një vilë në Gjirin e Lalzit, disa apartamente, përfshirë një në rrugën "Mustafa Matohiti", katër njësi tregtare, një truall, si dhe një palestër në ish-kompleksin "Partizani". Nën sekuestro janë vendosur gjithashtu gjashtë llogari bankare dhe kuota në masën 45%, 60% dhe 100% në tre shoqëri tregtare, mes tyre edhe "Homeplan" sh.p.k.

Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe
Apartament i Jamarbër Malltezit, Mustafa Matohiti

Fotot e publikuara në katalogun zyrtar të AAPSK-së japin një panoramë të pasurive të sekuestruara, të cilat përfshijnë prona rezidenciale dhe komerciale me vlerë të konsiderueshme.

Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe
Vilë e Jamarbër Malltezit, Gjiri i Lalzit

Edhe më herët, Gjykata e Lartë kishte lënë në fuqi masën e sekuestros për këto pasuri. Me vendimin e fundit të Apelit të Posaçëm, kërkesa e Malltezit dhe Berishës për lirimin e tyre është rrëzuar, ndërsa pasuritë do të vijojnë të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara deri në përfundimin e procedurave gjyqësore.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

1) Shuma prej 63 657.10 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ….. në monedhën euro me nenë emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

2)Shuma prej 2 699 408.46 lekë gjendur në llogarinë pranë …… në monedhën lek me nr. 00000027583-74 në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

3)Shuma prej 29 259.43 USD gjendur në llogarinë bankare pranë ……. në monedhën USD me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

4)Shuma prej 62 018.49 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……. në monedhën Euro me në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe
Sipërfaqe toke e Jamarbër Malltezit, Priskë e Madhe

5)Shuma prej 45 705.66 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë …….. në monedhën Euro me ne emër të shtetasit Jamarbër Malltezi;

6)Shuma prej 26 492.72 euro gjendur në llogarinë Bankare pranë ……… në monedhën Euro në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.

Foto/ Luksi i shfrenuar i dhëndrit të Berishës, apartamentet dhe
Palestër e Jamarbër Malltezit, Magnet

7)Pasuria Nr. ND 2/261+2-19 vol.27, faqe 213, zk.8160, apartament me sipërfaqe 128.3 m2 I ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti” Godina 7, Hyrja 2, apartamenti 8.

8)Bodrumi i ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 18 m2, ZK 8160 pasuria ND 2/261-B9 vol 28 faqa 56.

9)Bodrumi të ndodhur në Tiranë, rruga “Mustafa Matohiti”, me sipërfaqe 28 m2,ZK 8160, pasuria nr. 2/261-B24 vol 28 faqa 71

10) Pasuria Nr. ND 2/261+2-25 vol.27, faqe 190, zk.8160, apartament me sipërfaqe 195 m2 i ndodhur në Rr “Mustafa Matohiti”, shkalla 1, kati i 8 apartamenti 25,

11)Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.

12)Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë 

13)Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.

14) Pasuria Nr.370/18 vol.8,  fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit

15) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.

16) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2

17) Njësi me numër pasurie Nr.3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

18)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2

19)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

20) Apartament me numër pasurie Nr.3/491+19-2 Kodi Unik me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2

21)Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.

22) Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.

23) Masen 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

24) Masen 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;

25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi. /Pamfleti

 

malltezi prona

1 Komente

  1. M
    Mileti

    Gjithe kjo pasuri iu befte nje varr gjigand ishallah ku te thithe gjithe sistemin e drejtesise qe ka 7 vjet qe sorollat dosjet dhe gjithe politikanet e korruptuar qe jane te pangopur ne vjedhje dhe mbrojne njeri tjetrin. I zente haku i ketij populli fukara!

    Lini një Përgjigje