Eksperti në çështjet e sigurisë, Dritan Demiraj ka folur për ftesën drejtuar Shqipërisë për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes”, ku e cilësoi si përpjekje të dëshpëruar për të blerë legjitimitet politik përmes lobimit të shtrenjtë.
Demiraj shprehet pse kemi të bëjmë menjë ftesë për Shqipërinë e jo Ramën personalisht.
"Padiskutim është një ftesë për Shqipërinë, për shumë arsye, po përmend dy më të rëndësishmet. Së pari, Amerika nëpërmjet ftesës, nëpërmjet vendosjes së Turqisë në bordin kryesor, pra në bordin ekzekutiv me 11 anëtarë, si vend mysliman, dhe Shqipërinë si një vend tjetër pra anëtar i NATO-s, të vetmet dy vende myslimane që janë anëtarë të NATO-s. Në këtë këndvështrim, ftesa kryesisht bëhet për Shqipërinë. Dhe këtu tani vlen për të analizuar se si me paturpësinë më të madhe Kryeministri Rama përpiqet ta shesë përpara shqiptarëve, duke mashtruar sikur është një ftesë personale e Presidentit Trump, e cila vjen si rezultat i punës së tij të palodhur"- u shpreh koloneli,.
Demiraj thotë se Rama po përpiqet të “shesë” këtë moment diplomatik për të mbuluar skandalet e brendshme dhe akuzat për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar.
"Ajo që po kërkon Rama në gjithë këto muajt e fundit është legjitimitet politik dhe moral. Në një kohë kur kërkohet koka, koka e Ballukut dhe e gjithë hajdutëve të tij në qeveri për grabitje, për hajdutëri ndërkombëtare të pasurive shqiptare. Pra ai po përpiqet për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar. Imazh i cili është një imazh i një kryeministri hajdut, i një kryeministri anti-shqiptar, të cilën të gjitha agjencitë e inteligjencës, por edhe tashmë dhe kancelaritë perëndimore kanë filluar ta kuptojnë pak më mirë, në mënyrë të veçantë që nga momenti kur Presidenti Trump dhe Sekretari Rubio ka shpallur publikisht luftë globale ndaj qeverive të përfshira në trafikun e drogës, pra narko-qeverive.
E gjithë përpjekja e Ramës të paktën këto muajt e fundit, që ju e keni parë që nga momenti që ka hyrë në zyrë Presidenti Trump, ka përdorur të gjitha lidhjet e tij, gjithë paratë e vjedhura nga shqiptarët, gjithë 'think-tank'-et, gjithë personalitetet botërore, një nga të cilët që është edhe i paguar, që është në shërbim të Edi Ramës, që është ish-kryeministri Tony Blair, që është pjesë e bordit ekzekutiv me shtatë anëtarë.
Pra është përpjekur me të gjitha format që të mundësojë një takim dhe nuk ja ka dalë për arsyet që thashë më lart. Dhe është pikërisht kjo që e bën, që shton rëndësinë e Shqipërisë në këtë rast. Pse nuk është Kryeministri Rama, por është thjesht një ftesë për Shqipërinë. Dhe ai si njëqind kryeministrat apo presidentët e tjerë është bërë pjesë e kësaj falë këtij aksesi dhe falë kësaj mbështetjeje që po përdor në të gjitha format", thekson ai në ‘Syri tv’.
Ftesën Demiraj e sheh thjesht si një protokoll shtetëror që Rama po e keqpërdor për të fituar kohë dhe për të krijuar iluzionin e paprekshmërisë.
"Pavarësisht se Rama po e përdor këtë ftesë për të mashtruar shqiptarët, për të blerë orë dhe ditë me shpresën se me këto paratë e pista e trafiqeve të drogës nuk ka asnjë shans ti shpëtojë kësaj. E kemi parë qartë dhe me mesazhin e veprimet e fundit të ambasadës amerikane që me të gjitha format ka injoruar jo vetëm Ramën por dhe ministrat hajdutë dhe intensifikimi I veprimeve të SPAK", thotë Demiraj.
Lini një Përgjigje