
Por ajo që ra më shumë në sy gjatë vizitës së Dumanit në redaksinë e "Koha Jonë", është se kreu i SPAK duket se ka qenë i veshur me antiplumb.
Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i SPAK, ishte në redaksinë e gazetës ‘KOHA JONE’, ku dhe mori çmimin ”Njeriu i Vitit 2023″.
Ky është çmimi më i lartë që kjo media jep, ndërkohë kujtojmë se këtë çmim e kanë fituar ndër vite, Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League angleze, Dritero Agolli, etj.

Por ajo që ra më shumë në sy gjatë vizitës së Dumanit në redaksinë e "Koha Jonë", është se kreu i SPAK duket se ka qenë i veshur me antiplumb, çka dallohet edhe në foton më poshtë.

Altin Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH,etj. Botuesi dhe drejtori i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi bashkë me ish-gazetarin e KJ, Lorenc Vangjeli, i treguan zotit Dumani historinë e gazetës me të madhe me anë të fotove që janë redaksinë e kësaj media.

Lini një Përgjigje