Një protestuese që mori pjesë në tubimin e zhvilluar pranë Kuvendit hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke pretenduar se të dy kanë mbështetur njëri-tjetrin në politikë ndër vite.
Ajo u shpreh se largimi i Edi Ramës nga pushteti do të sillte edhe largimin e Sali Berishës, pasi të dy janë të lidhur politikisht.
"Duhet të largojmë Edi Ramën që të largojmë dhe Berishën. Të dy kanë mbajtur njëri-tjetrin. Ata ndihen në një barkë. Njëri ka lopatën e të majtës, tjetri të djathtës", u shpreh protestuesja.
Më tej, ajo kërkoi që të dy liderët të përballen me drejtësinë, duke i akuzuar për kapjen e institucioneve dhe duke e cilësuar Kushtetutën si themelin e ndarjes së pushteteve.
"Duhet të largojmë Edi Ramën, që të largojmë dhe Berishën. Të dy kanë mbajtur njëri-tjetrin. Ata ndodhen në një barkë. Njëri ka lopatën e të majtës, tjetri të djathtën. Duhen arrestuar të dy. Kushtetua është e shenjtë. Ajo përfaqëson si janë të ndara pushtetet. Të treja ato pushtete, qeveri, parlament, gjykatë, i ka zotëruar ky. Ky do të jetë dimri i Vetmisë së Madhe për Ramën dhe Berishën", tha ajo.
Lini një Përgjigje