TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Korrik 2026, 20:46

Protestuesi thirrje policisë: Dorëzo Ramën, gjyqin do ja bëjë populli

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesi thirrje policisë: Dorëzo Ramën, gjyqin do ja
Pamje nga protesta

Një prej pjesëmarrësve në protestën kundër qeverisë mbajti një fjalim me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar atij të largohet nga detyra dhe duke artikuluar një sërë akuzash politike.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi e krahasoi Ramën me figura historike, duke u shprehur:

"Rama ia kalon dhe Esat Pashë Toptanit, ia kalon dhe Hamzait. Dorëzohu Rama", u shpreh ai.

Ai ngriti gjithashtu pretendime për drejtimin që, sipas tij, po merr vendi, pa paraqitur prova në mbështetje të këtyre deklaratave.

"Ata duan të formojnë një Izrael të dytë në Europë", deklaroi ai.

Në përfundim të fjalës, protestuesi kërkoi që çështjet politike të zgjidhen përmes vullnetit të qytetarëve dhe bëri thirrje për një Shqipëri të bashkuar.

"Policia të na dorëzojë Ramën dhe gjyqin t'ia bëjë populli. Duam Shqipërinë e bashkuar, unike, që na la Skënderbeu dhe Ismail Qemali", tha qytetari. 

protesta kunder rames

Lini një Përgjigje