TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2025, 18:26

Gazetari italian zbulon detaje nga takimi i Arubas: Njerëzit e Ramës, “gju më gju” me bosët e krimit!

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari italian zbulon detaje nga takimi i Arubas: Njerëzit e Ramës,
Nello Trocchia

Gazetari investigativ Nello Trocchia, i cili një ditë më parë nxorri fakte mbi një takim sekret në Aruba mes bandave të krimit dhe njerëzve të kryeministrit Rama, ka dhënë më tepër detaje...

Gazeta italiane “Domani” publikoi dje disa pasazhe nga libri “Invincibili. La mafia albanese da Roma alla conquista del mondo” i autorit Nello Trocchia. Aty tregohen detaje mbi rolin e grupeve shqiptare të drogës, teksa përmenden edhe emra të afërt me qeverinë. Në artikull përmendej një takim në Karaibe, mes bandave të krimit dhe njerëzve të kryeministrit Rama; ka folur për mediat shqiptare.

Nello Trocchia ka folur për gazetaren Alba KepiSyri TV, duke dhënë më tepër detaje. Sipas tij, ka biseda të përgjuara ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës.

Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba, midis këtyre personave, Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë, jo të qeverive lokale. Ky ishte në 2019; e njëjta qeveri që sot qeveris Shqipërinë, pra Rama”, shprehet ai.

-Në këto dokumente të sekuestruara që keni analizuar, a ka emra të qeverisë shqiptare? Drejtues të lartë të qeverisë?

Nello Trocchia: Po, drejtues të lartë. Pra, ose ministra ose nënsekretarë. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference.

Ka biseda të përgjuara ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si kryetar të qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet. Për këto pyetje, Rama nuk ka pranuar të përgjigjet, por duhet të tregojë nëse këta persona ekzistojnë apo janë vetëm trillime të të përgjuarve.

Një fakt i njohur: Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë, jo të qeverive lokale. Ky ishte në 2019; e njëjta qeveri që sot qeveris Shqipërinë, pra Rama.

-Ka detaje të tjera në libër mbi lidhjet mes politikës dhe mafies për ata që janë kuriozë?

Nello Trocchia: Lidhen fuqishëm politika dhe krimi. Unë rikonstruktoj, për shembull, raste ku janë hetuar edhe figura të tjera politike shqiptare: ish-presidenti, ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, por edhe ministra të tjerë. Ka pasur hetime për ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, por edhe për ministra të tjerë, për shembull për ndërtimin e impianteve të mbetjeve. Pra, nuk është se nuk ka pasur hetime mbi figura të larta qeveritare.

Kjo kërkon një nivel transparence edhe më të madh. Kryeministri Rama ka vendosur kohët e fundit një ministër për inteligjencën artificiale për të parandaluar korrupsionin, çka tregon se problemi ekziston.

Nello Trocchia: Në libër unë gjithashtu intervistoj një ish-magjistrat, Francesco Mandoi, që ka punuar me qeverinë Rama, dhe ai tregon për funksionimin e strukturës anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë. Autoriteti anti-korrupsion ka pavarësi, por gjithashtu një lidhje me qeverinë.

Disa biznesmenë që kam intervistuar, shumë flasin për Shqipërinë si një “shtet i parave cash”.  Kur kam pyetur Nicola Gratteri, shefi i prokurorisë në Napoli,  se a është i ekzagjeruar Berisha kur thotë narkoshteti për Shqipërinë ai më ka thënë se është më shumë se kaq... Edhe prokurori tjetër Mandoi konfirmon se ka korrupsion të përhapur.

Kur ka korrupsion të përhapur, mund të flitet edhe për “narko-shtet”, sepse krimi ka pushtet të thellë dhe të gjerë në Shqipëri. Mafia shqiptare ka një karakteristikë të fortë territoriale: investon në vendet ku operon, por pjesë të fitimeve i rikthen në Shqipëri.

Kryeministri juaj, Edi Rama, kohët e fundit ka krijuar pozitën e një Ministre për Inteligjencën Artificiale, siç e ka quajtur ai, me qëllim parandalimin e korrupsionit. Kjo tregon se tema e korrupsionit shihet si një problem që duhet trajtuar.

Çfarë bëj unë? Sigurisht, e përfshij këtë temë edhe në librin tim, duke e treguar edhe nga aspekti i kundërshtimit të saj. Për shembull, intervistoj një ish-magjistrat që ka pasur marrëdhënie me qeverinë Rama dhe ka punuar në Shqipëri, i quajtur Francesco Mandoi, i cili më tregon funksionimin e strukturës suaj anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Ai më shpjegon se kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë, që do të thotë se autoriteti anti-korrupsion ka një prezencë brenda autonomisë dhe pavarësisë së qeverisë përkatëse.

Kur ekziston një korrupsion i përhapur, kur mund të flasësh pa u kundërshtuar dhe pa ekzagjeruar edhe për një “narko-shtet” – gjë që ka ndodhur në disa forma të tij – dhe në disa raste gjyqësore që kanë dalë në dritë, kjo tregon se pushteti kriminal është hegjemonik. Kjo do të thotë se në Shqipëri pushteti kriminal ka rrënjë të thella, të gjera, të përhapura dhe të zgjeruara sot, jo tridhjetë vjet më parë.

Dhe Gratteri, në mënyrë të qartë dhe të dukshme, përshkruajnë një tipar të krimit të organizuar shqiptar: ai ka një territorialitet të madh. Shqiptarët që bëjnë biznes në Londër, ata që bëjnë biznes në Dubai, shqiptarët dhe mafia shqiptare që veprojnë në Guayaquil, shqiptarët që bëjnë biznes në Romë, mafia shqiptare që vepron në Hollandë – një pjesë e këtyre të ardhurave pastaj rivlerësohet në territorin e origjinës, duke ruajtur kështu një karakter të thellë dhe një territorialitet të fortë. Kështu, kjo Shqipëri në zhvillim përballet edhe me rivlerësimin e pushteteve kriminale të mafias shqiptare

-Pse i quani të pamposhturit?

Nello Trocchia: Sepse kanë aftësinë të operojnë jashtë vëmendjes së organeve dhe kanë një kapacitet ndërkombëtar. Janë të pranishëm në një territor, por menjëherë “shpërndahen” dhe gjejnë rrënjë në vendin e origjinës përmes sistemeve korruptive. Ky është arsyeja pse pothuajse të gjithë Narcos që përmend në librin tim janë të lirë.

-Për shembull?

Nello Trocchia:  Arben Zogu, Donian Petoku,  Sinomati – të gjithë janë të lirë. Elvis Demce ishte i lirë për shumë vite. Donian Petoku ishte i lirë dhe ndërtoi një klan brenda komunitetit ku u dërgua për vartësi droge, por pastaj u arratis. Madje ishte në Dubai e u tha u arrestua.

Në Shqipëri, nuk ka pasur një strukturë të fortë kundër tyre për shumë vite. Ndërsa në Itali kemi bërë 30 vite antimafia, atje ky sistem nuk ekzistonte. Prandaj ata bëhen të paprekshëm, sepse nuk ka kapacitete për t’i përballuar si sistem.

-Ju e keni përdorur termin “mafie shqiptare”. Jeni i dyti pas Nicola Gratterit. Mund ta shpejgojmë?

Nello Trocchia: Pasi kjo strukturë ka karakteristika tipike të mafies: kontroll territorial, përdorim të dhunës kur është e nevojshme, ndikim dhe korrupsion ndaj pushtetit shtetëror, dhe dominim në territor deri në arritjen e një lloj “hegjemonie” që krijon heshtje dhe impunitet. Edhe nëse individët nuk kanë dënime, struktura ekziston dhe funksionon si mafia.

-Pra, ata janë të lirë dhe të paprekshëm.

Nello Trocchia: Po, omertà dhe impuniteti janë tipike të strukturave mafioze. Edhe pse shumë prej tyre nuk kanë pasur ndonjë dënim, kjo nuk do të thotë se nuk kanë pushtet kriminal.

6 Komente

  1. N
    Nel Skenderi

    Po ketu te hyj spak nese ja mban jo te meret me cingla pingla. Mren ke 313 e ka ish presidentin like florini, ish ministrin e mrenshm Ed Rama e bani deputet, se i djeg. Spak mjaft ti referohet librit te italianit Nello Trochia dhe te zberthej skemn. Po ka kellqe, qe une mendoj se ska.

    1. T
      Tarrasi

      Kane ngrene fruta ekzotike mbas shpine te gjithe!

      1. D
        Diellza me shoshë

        Unë jam shumë kritik me Ramën, por kur preket Shqipëria gjerat duhen thënë si janë. Ka filluar një gjueti shtrigash ndaj shqiptarëve nga filo rusët dhe antiamerikanët. Që kur Rama i dha një ndihmë Melonit, e majta italiane është çmendur dhe kanë filluar të nxijnë shqiptarët. Për ta çdo shqiptar duhet të bëhet i dyshimtë. (Sa për të djathtën ekstreme italiane, ajo dihet që ka qenë dhe është kundra shqiptarëve, duke u bërë bashkë me Milloshët edhe Putinët.) Lë pastaj kur godet SPAK-un me spond, jo gjoja nuk i ndjek njeri, jo po janë të pa prekshëm etj. Sulmohet investimi amerikan, se po të ishte për këta Shqipëria duhet të ishte sipas steriotipave dhe urrejtjes së tyre. Të gjitha këto bëhen për qellime të caktuara. Pa Spak-un ishim sipas steriotipave të tyre, kur i prangosin, jo po atë mos e ndaloni, jo po këtë duhet ta gjykoni kështu e ashtu. E vërteta është se pislleqet që nuk bëjnë në vendin e tyre duan t'i bëjnë në Shqipëri me njërëz të pistë. Kështu edhe kryejnë punët e interesat e tyre, nga ana tjetër ndihen shumë mirë se ka edhe një vend më keq se ata. Qellimi i këtyre njerëzve nuk është luftimi i krimit të organizuar, por shfrytëzimi i tij për politika dhe qellime kundra Shqipërisë. Po të ishte ndryshe do t'i luftonin me rrënjë në vendet e tyre, por nuk e kanë me krimin e organizuar e kanë me shqiptarët, sepse kështu u vjen mirë politikës së tyre. Këta duan të përçojnë mesazhin se çdo shqiptar merret me punë të pista. Kështu shesin libra, bëjnë intervista, bëjnë politikë, por vetëm fjalë! Nëse Grateri paska kaq shumë prova le t'i dërgojë në gjykatë dhe aty do të shqyrtohen sipas ligjeve. E le të shohim se çfarë do të vendosnin gjykatësit. A nuk është prokuror ai, apo shqiptarët janë të vegjël dhe me ta mund të bësh përralla të bukura për t'i shitur dhe më pas të bëhesh i pasur?! ps. Edhe ju të pamfletit mund t'i bëni një intervistë të dytë ambasadorit të serbisë se çfarë mendon ai për këto gjëra. Faleminderit!

        1. a
          aldo

          krim i sofiatikum thot ... filoni filoni , po te ishin aq te papame sdo i dije emrat

          1. I
            Idealisti

            Me thene te drejten po etiketohemi ne cdo fushe.Edhe ne nje film te fundit anglez qe po shikoja prap aty mafia londineze me mafian shqiptare.Na ka mbetur veç te lutemi tani qe mafia shqiptare te investoje seriozisht ne Shqiperi jo vetem ne resorte turistike e perbindsha betoni,por edhe ne fabrika e industri te rritet mireqenia e popullit shqiptar.Deri atehere shpresojm qe ky vend mos te shpopullohet nga shqiptaret.

          2. D
            Dea

            Varesia qe kryeministri Rama ka ndaj grupeve me te fuqishme te trafikut, me qender ne Dr Tr dhe El, ka qene dhe mbetet e frikshme. Kryesisht permes tyre, ben para, blen zgjedhje. Vertetuar sa here ka zgjedhje qe organizatat me te rrezikshme ne vend jane ne dispozicion te qeverise. Kjo eshte Shqiperia, kete shtet ku mafia ben ligjin e krijoi dhe ndertoi me dashje vetem Rama. Dhe akoma vazhdon qeveris sikur asgje ska ndodhur. Per te ardh keq si jemi katandisur si shoqeri.

            Lini një Përgjigje