Një moment emocionues është regjistruar gjatë marshimit të protestuesve në ditën e 37-të të protestës qytetare në Tiranë.
Teksa mijëra qytetarë po përshkonin rrugët e kryeqytetit me thirrjet "Rama jepe dorëheqjen", "Ju erdhi fundi" dhe "Rama në burg, Berisha në burg", një i moshuar doli në ballkonin e banesës së tij për t'i përshëndetur.
Me flamurin "autoktonus", ai shprehu bështetjen e tij për qytetarët që po marshonin. Gesti u prit me ovacione, duartrokitje dhe brohoritje nga turma, e cila iu përgjigj duke ngritur edhe më lart zërin e protestës.
Marshimi i protestës vijon drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndërsa momenti i të moshuarit me flamurin kombëtar u kthye në një nga skenat më të veçanta të mbrëmjes, duke u përshëndetur gjerësisht nga pjesëmarrësit.
Lini një Përgjigje