TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Korrik 2026, 22:42

Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, plagoset një person
Foto ilustruese

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, duke lënë të plagosur një nga personat e përfshirë, i identifikuar si Ari Islamaj. Aktualisht, ai ndodhet tek Trauma pasi ka marrë plagë në gjoks.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen mes tre personave, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.

 

plagosje tirane

Lini një Përgjigje