Gazetari Reldar Dedaj deklaroi se është vendosur që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se ky vendim i është bërë i qartë edhe opozitës shqiptare.
Dedaj shtoi se informacioni, i cili sipas tij është i saktë dhe jo analizë, vjen nga Bundestagu gjerman.
“Në Bundestagun gjerman kam marrë një informacion që nuk është analizë, por i saktë. Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Nuk është për shkak të meritës së Shqipërisë, por për arsye gjeopolitike që kanë vendosur aleatët tanë. Ky informacion i është bërë i ditur Partisë Demokratike në Bundestag. Përfaqësuesit e PD kanë qenë të pranishëm, jo Berisha. Ky nuk është vetëm qëndrimi i Gjermanisë, por konsiderohet qëndrimi i gjithë Unionit Evropian. Në këtë kontekst, Partia Demokratike duhet të jetë konstruktive në raport me retorikën e saj”, tha gazetari.
Dedaj theksoi rëndësinë që PD të tregojë konstruktivitet në raport me retorikën politike në këtë fazë.
Ndërkohë Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e nënvizoi këtë realitet gjatë ceremonisë së hapjes së godinës së re të Misionit të Shqipërisë në BE, ku deklaroi se “Shqipëria ka bërë shumë punë dhe është detyrim që ajo të jetë e mirëpritur në familjen e saj”.
Megjithatë, hapja e kapitujve është vetëm gjysma e rrugës. Sfida e vërtetë nis sot është mbyllja e tyre.
"Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin.", shtoi Kos.
Lini një Përgjigje