
Në Maliq, ka prezencë uji në 133 banesa, ku pesë prej tyre rrezikojnë të shemben.
Problematika të mëdha ka shkaktuar moti i keq me reshje të dendura shiu në qarkun e Korçës.
Në Bashkinë e Kolonjës janë marrë masa për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Aktualisht ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht.
Ndërkohë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza dhe është njoftuar popullata që të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë.
Në Maliq, ka prezencë uji në 133 banesa, teksa problem janë dëmtimet e akseve Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Desmir–Moçan dhe Fshati Dolan. Në këto zona janë në rrezik shembje 5 banesa.
Qarkullimi në akset: Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal. Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.
Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.
Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë, rruga ka çeduar, nga subjekti u morën masat duke vendosur sinjalistike portative informuese për ngushtim rruge.
Situata problematike është raportuar edhe dhe qarkun e Fierit, ndërsa sipas përditësimeve të fundit, situata është drejt përmirësimit. Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa ujërat kanë filluar të tërhiqen dhe nga tokat bujqësore.
Informacion mbi situatën në Qarkun Fier
Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton:
- Lumi Vjosë ka ulje të nivelit, ka filluar të tërhiqen ujërat edhe nga tokat bujqësore në Kashisht, Kafaraj
- Lumi Shkumbin në kuota normale dhe nuk ka paraqitur probleme
- Lumi Seman, ka filluar të ulet por përsëri është në kuota të larta. Ka dalje nga shtrati por brenda argjinaturës.
Gjatë ditë së djeshme strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjve, nga ku rezulton se:
- Deri në këto momente nuk kemi cenim të infrastrukturës kritike të argjinaturave
- Nuk kemi akse rrugore të bllokuara.
- Nuk kemi fshatra apo lagje të izoluara nga uji
- Nuk ka banesa nën ujë.
- Nga lumi Seman janë prekur disa kasolle (bagëti të larguara) apo depozita bari por brenda argjinaturës.
- Aktualisht, moti është me reshje me intensitet të ulët
- Nevoja për mbështetje deri në këto momente nuk kemi.
Mbetemi në kontakt!
Po uren e Qafzezit, e harruat? Jane 15 fshatra te izoluara, nga kush do kekohet ndime? Dhe rruga jashte funksjonit, simos me keq ,prandaj merni masa ,mos na lini ne harrese.