
Gazetari Ferdinand Dervishi duke folur për gjendjen e ushtrisë shqiptare tha se për fat të keq edhe pse janë bërë investime, 3 milionë euro për satelitë dhe 33 milionë euro për anije luftarake në të gjendje reale pune ne nuk kemi asnjë prej tyre.
Në një intervistë për emisonin “Review” në ‘Euronews Albania’, ai deklaroi se ushtria shqiptare nuk ka asnjë helikopter i cili do të mund të mbajë 10 forca ushtarake për t’i çuar në kufi në rast konflikti.
“Me tre milionë euron mund të kishim riparuar helikopterët. Ne nuk kemi asnjë helikopterë ushtarak funksional për të marrë 10 forca ushtarake për ti çuar në kufi në rast konflikti. Kemi edhe katër anije të reja të cilat , janë 33 milionë euro të blera, nga të cilat 13 milionë euro i pagoi qeveria holandeze, një anije e gjysmë na e kanë falur.
Nga këto katër anije nuk është asnjëra në gjendje pune. Ato kanë 10 vite pa riparim. Për më keq një e kanë marrë ashtu siç është dhe e çuan në mënyrë të paligjshme në detin Egje. Ajo mund të rrezikojë edhe jetën e ekuipazhit”, tha ai.
Lini një Përgjigje