Aktualitet21 Maj 2024, 12:00

GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin, nuk pranon ndryshimin e masës së sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO rrëzon Berishën dhe Malltezin, nuk pranon ndryshimin e
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

GJKKO ka rrëzuar kërkesën për revokim të msaës së sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Sali Berisha nuk do të dalë nga shtëpia ku ndodhet i arrestuar prej 30 dhjetorit 2023 pasi GJKKO dha masën e sigurisë 'arrest me burg'.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën për revokim të msaës së sigurisë për ish kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Në seancë prokurororët paraqitën materiale për takimet e Berishës me gazetarin e Rait dhe Elmar Brok. Ata thanë se Berisha nuk respektoi vendimi i masës së sigurimit.

Gjithashtu sipas prokuroreve Berisha ka futur mjete teknike në banese dhe me këto fakte prokurorët kërkuan të rrëzohet kërkesa për revokim mase. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Gjoka.

sali berisha jamarbër malltezi gjkko