Aktualitet21 Maj 2024, 11:25

Vijon avazi, protestuesit hedhin molotov para Bashkisë Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Vijon avazi, protestuesit hedhin molotov para Bashkisë Tiranë

Ka nisur me tensione protesta e tetë e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur milotov drejt godinës.

Si çdo javë godina e bashkisë është blinduar nga forcat e policisë.

Për protestën e shtatë të javës së kaluar para bashkisë, Policia e Tiranës nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj 12 personave për episode e dhune. Si përfaqësuesja zyrtare e marrjes së lejes në polici për protestën, Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit akuzohet nga policia për  veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme”

Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Klevis Balliu i Rithemelimit dhe Besart Xhaferri kreu i FRPD, do të hetohen për veprat penale “prishje e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës”.