Me kërkesë të prokurorit Valentin Preci, gjyqtarja e Tiranës Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të AMP, Florian Sulejmani.
Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë pasi Gjykata e Beratit kishte shpallur mos kompetencën.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.
Sepse sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.
Nga ana tjetër prokurori i çështjes u shpreh se hetimet do të vazhdojnë pa masë ndaj Sulejmanit.
Pezullimi
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill.
Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
Lini një Përgjigje