TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2025, 12:07

Aksidentohet ekipi i volejbollit të femrave të Skënderbeut në Qafë-Thanë

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentohet ekipi i volejbollit të femrave të Skënderbeut
Aksidentohet ekipi i volejbollit të femrave të Skënderbeut në Qafë-Thanë

Autobusi ku udhëtonte ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra është aksidentuar në Qafë-Thanë.

Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.


Autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Vajzat që kanë pësuar dëmtime të lehta janë transportuar drejt spitalit.

Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi vajzat kanë pësuar traumë, teksa pritet konfirmimi i FSHV-së.

aksidentohet ekipi i volejbollit të femrave të skënderbeut në qafë-thanë

Lini një Përgjigje