
Ish-prokurori Besnik Muçi, ka deklaruar se grupet shqiptare të krimit të organizuar kanë marrë trajtën e mafies. Duke folur për megaoperacionin e përbashkët të SPAK dhe Antimafias shqiptare, ai tha se vetë italianët shprehen se grupet shqiptare ngjasojnë me mafien siçiliane.
Besnik Muçi: Antimafia italiane fliste për grupet kriminale shqiptare si të ishin mafiat e njohura italiane. Mafia shqiptare është e njëjtë si ajo e Siçilisë. Krimi i organizuar shqiptar punon me 2 mafia të njohura italiane, Ndrageta dhe Sacra Corona Unita që punojnë në fusha të caktuara.
Vlerësoj se prokuroritë italiane këtë kanë parasysh kur përmendin mafian shqiptare.
Ka vite që ka mafie shqiptare të sofistikuar. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe është shqetësuese për shtetin shqiptar, është fakti që as prokuroria italiane nuk i besoi SPAK dhe asnjë prej këtyre 2 institucioneve nuk i besuan policisë shqiptare.
Lini një Përgjigje