TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2025, 21:17

Tre akuzat e SPAK ndaj dyshes Meta-Kryemadhit, gazetari zbulon detajin: Celulari i Monikës hapi kutinë e 'Pandorës'

Shkruar nga Pamfleti

Tre akuzat e SPAK ndaj dyshes Meta-Kryemadhit, gazetari zbulon detajin: Celulari

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin lidhur me dosjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Gazetari Ermal Vija në Real Story tha se celulari i Kryemadhit lidhi rrjetën dhe sekuestrimi i tij në shtëpinë e nënës së saj rezultoi çelësi i hapjes së dosjes për të.

Ndër personat e thirrur dhe pjesë e dosjes janë eksponentë të LSI si Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili etj.

“Sa i takon eksponentëve të thirrur nga Partia e LSI, janë Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari dhe një gazetar.

Është Pirro Xhixho që është marrë në hetim dhe ka pasur rolin si drejtues i AKEP ku mendohet se ka pasur ndërhyrje të çiftit Meta Kryemadhi për një marrëveshje.

Në dosje ka katër persona, përveç çiftit Meta-Kryemadhi. Dhe celulari i Kryemadhi lidhi rrjetën, sekuestrimi i këtij celulari që u gjet në shtëpinë e tij rezultoi çelësi i hapjes së dosjes së Kryemadhit”, tha Vija.

Lini një Përgjigje