TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2025, 11:51

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen; policia sekuestron kartelat klinike

Shkruar nga Pamfleti

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u helmuan rreth 70 fëmijë të një kopshti publik.

Policia e Gramshit, pas njoftimit për helmimin e disa fëmijëve të kopshtit nr.1 nga salmonela, ka sekuestruar  kartelat klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike.

Në vemendje të hetuesve tani janë zinxhiri i furnizimit, mënyra e ruajtjes së ushqimeve dhe higjiena në kuzhinën e institucionit.

Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Lini një Përgjigje