TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2025, 10:07

Helmimi i të miturave nga karamelet me kanabis, shefi i Pediatrisë: 3-vjeçarja del nga intubimi, si është gjendja e dy motrave të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Helmimi i të miturave nga karamelet me kanabis, shefi i Pediatrisë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë pasdite e djeshme, ku tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët në Pediatrinë e Spitalit të Korçës, pasi dyshohet se kanë konsumuar karamele me kanabis.

Ditën e sotme, shefi i pediatrisë Robert Rado ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vajzave të mitura.

Rado tha se vajza 3-vjeçare ka qenë në gjendje të rëndë dhe është dashur të intubohet, ndërsa dy të tjerat janë jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është cilësuar si i pari i këtij lloji në vend për fëmijë kaq të vegjël, ndërsa mjekët paralajmërojnë për rreziqet serioze që këto substanca kanë në moshat pediatrike.

“Vajza 10 vjeç në gjendje të mirë, vajza 7 vjeç me parametra normale. Vajza 3 vjeç në gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Përdorja në mosha pediatrike është fatale. Në moshë të tillë nuk kemi pasur. Ishte rasti i parë. 3 vjeçarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Këto substanca kanë efekt afatgjatë. Eleminohen deri në 15 ditë.

Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do të tregojnë nivelin e narkotikëve në gjak”, tha mjeku pediatër.

Lini një Përgjigje