TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Korrik 2026, 15:24

Vijon pazari, Konkurrenca e Denar Bibës 'përkëdhel' One Albania për rritjen abuzive të çmimeve

Shkruar nga Pamfleti
Vijon pazari, Konkurrenca e Denar Bibës 'përkëdhel' One
Foto ilustruese

Pas gati 3 muajsh hetim, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndaj One Albania, por ka dalë sot me disa kërkesa për kompanitë, të cilat nuk dihet se sa do të zbatohen.

Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndaj One Albania, për rritjen e tarifave celulare. Në maj të këtij viti, kompania rriti tarifat për numrat me kontratë, gjë që solli reagim të madh në publik, por duket se ja ka hedhur paq.

Autoriteti i Konkurrencës vendosi të nisë një hetim, por që në nisje u duk qartë se nuk do të kishte gjë në vijim. Institucioni i drejtuar nga Denar Biba nisi hetim për të dyja kompanitë celulare, si Vodafone ashtu dhe One, edhe pse Vodafone nuk kishte rritje.

Pas gati 3 muajsh hetim, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka marrë asnjë masë ndaj One Albania, por ka dalë sot me disa kërkesa për të dyja kompanitë, pra një lloj 'larje duarsh'.

Brenda 90 ditëve, të dy operatorët duhet të ofrojnë paketa të veçanta më të favorshme për pensionistët dhe studentët 18–23 vjeç; paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, jo vetëm në aplikacione online apo kanale digjitale; pas përfundimit të kontratës, çdo abonent duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara; çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketës duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartë dhe të paktën 30 ditë përpara; çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove dhe ky dokumentacion duhet të ruhet për pesë vjet”, thekson Autoriteti i Konkurrencës.

Shumë mirë nëse do të ketë lehtësira për studentët dhe pensionistët, por kjo është asgjë krahasuar me aferat e One Albania. Ata që e pësuan nga rritja e çmimit do të vijojnë me të njëjtat tarifa dhe vetë kompania ja hedh pa asnjë gjobë.

Por nuk duhet të çuditemi pasi kompania hungareze i ka shpëtuar gjithmonë ndëshkimit. Në vitin 2024, pas bashkimit të Eagle Mobile me One, kompania ndryshoi serverët dhe pati probleme me shërbimin, duke lënë qytetarët për ditë të tëra pa oferta, internet, mesazhe etj. Në atë kohë, Denar Biba u pyet në Kuvend mbi këtë situatë. Por, në vend që të merrte masa, i doli në mbrojtje kompanisë. Madje u shqetësua për humbjet e saj se i kishin ikur shumë klientë.

Kompania në fjalë kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruan serverët dhe patën probleme. Kur ti humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga Autoriteti i Konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim”, tha Biba.

Kompania “One” është denoncuar shpeshherë nga qytetarët qoftë për çmimet e larta, apo edhe për shërbimin celular të dobët. Përpos kësaj, qytetarët kanë denoncuar edhe sjelljen arrogante të punonjësve ndaj klientëve, duke mos u ofruar një shërbim korrekt.

Por kulmi arriti në muajin maj, kur kompania rriti tarifat e shërbimit. Kompania rriti çmimet e shërbimeve me kontratë dhe të ofertave. Por edhe në këtë rast, Denari i Konkurrencës mbylli sytë. Jo vetëm kaq, por i doli në mbrojtje kompanisë dhe akuzoi qytetarët që nuk lexojnë mirë kontratat.

Në kontratat përkatëse që qytetarët kanë nënshkruar, ndër ta me siguri edhe ne që jemi këtu klientë të One, në kontratën përkatëse që ne kemi firmosur, ju, unë, familjarët tanë që janë klientë të kompanisë One, parashikohet qartësisht, pavarësisht se me ato gërmat e vogla, në 3-4 faqe, që asnjë prej nesh nuk i lexon, mirë ose keq, që kompania ka të drejtën të indeksojë çmimet në rastin e rritjes së presioneve inflacioniste në treg”, tha Denar Biba po në Komisionin e Ekonomisë.

Edhe në vitin 2022 apo edhe në vitin 2025, Konkurrenca ka hapur hetime ndaj kompanive celulare. Por edhe në ato raste sërish nuk janë gjetur shkelje. Edhe sot e njëjta gjë. /Pamfleti

denar biba one albania

Lini një Përgjigje