TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Dhjetor 2025, 13:30

Hetim për krim kibernetik dhe antiterror, deputetët e Komisionit të Sigurisë linçohen pas vizitës në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet në vijim pritet të zbardhin nëse ekziston një lidhje direkte mes fushatave kundër deputetëve të Sigurisë dhe më pas kundër gazetarëve, si dhe nëse kemi të bëjmë me ndërhyrje të organizuar në funksion të axhendave anti-perëndimore dhe destabilizuese.

Hetim për krim kibernetik dhe antiterror, deputetët e Komisionit
Deputetët e Komisionit të Sigurisë

Një zinxhir sulmesh të koordinuara në rrjete sociale dhe faqe online, që më pas kulmuan me linçimin publik të gazetarëve nga Shqipëria dhe Kosova pas vizitës së tyre informuese në Izrael, nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare.

Burime konfirmojnë se, përpara se shënjestra të zhvendosej te gazetarët, objekt i sulmeve dhe i një fushate të qëllimshme intimidimi kanë qenë anëtarë të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët u sulmuan për faktin se kishin qenë më herët në Izrael, në kuadër të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Izrael. Burimet bëjnë me dije se kjo prani institucionale në terren ka qenë një nga arsyet kryesore të shënjestrimit të tyre në fushatën denigruese që pasoi.

Për më tepër, u prodhua dhe u shpërnda edhe një video denigruese, ku ishin përdorur fotot e deputetëve, të ekspozuara publikisht me etiketime politike dhe fetare, në një përpjekje të hapur për intimidim dhe presion publik. Deputetët e sulmuar i përkasin të gjitha forcave politike, çka përjashton çdo interpretim të njëanshëm partiak dhe forcon dyshimet për një operacion të organizuar.

Deputetë të komisionit u ballafaquan me fushata denigruese online, sipas së njëjtës skemë që u përdor më vonë edhe ndaj gazetarëve: etiketime publike, nxitje urrejtjeje dhe tentativa të hapura intimidimi.

Mësohet se pikërisht këta deputetë kanë vënë në lëvizje Shërbimin Informativ Shtetëror, duke referuar materialet dhe indiciet që flasin për një operacion të organizuar digjital, me elementë të qartë radikalizimi.

Si pasojë, ka nisur hetim i dyfishtë nga strukturat e krimit kibernetik dhe antiterrorit. Procedurat hetimore po përqendrohen te origjina e sulmeve, rrjetet që i amplifikojnë ato dhe lidhjet e mundshme me shoqata apo grupime të huaja radikale islamike.
Burimet bëjnë me dije se Antiterrori pritet të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, të cilët ndodhen aktualisht nën vëzhgim.

Një element tjetër që ka rënduar situatën është fakti se sulmet janë përhapur edhe nga faqe biznesi dhe profile komerciale, çka ka ngritur dyshime serioze për shkelje të politikave të platformave sociale. Për këtë arsye, janë depozituar raporte zyrtare pranë kompanisë Meta, e cila ka politika strikte kundër nxitjes së urrejtjes dhe antisemitizmit.

Kjo prapavijë hedh dritë mbi faktin se linçimi i gazetarëve pas vizitës në Izrael nuk ka qenë reagim spontan, por pjesë e një operacioni të strukturuar dhe të sinkronizuar, i cili fillimisht ka testuar terrenin duke goditur institucione dhe përfaqësues të sigurisë kombëtare.

Hetimet në vijim pritet të zbardhin nëse ekziston një lidhje direkte mes fushatave kundër deputetëve të Sigurisë dhe më pas kundër gazetarëve, si dhe nëse kemi të bëjmë me ndërhyrje të organizuar në funksion të axhendave anti-perëndimore dhe destabilizuese.
Për institucionet shqiptare, rasti po trajtohet tashmë si çështje sigurie kombëtare. /Pamfleti

deputetët e komisionit të sigurisë vizitës në izrael

1 Komente

  1. n
    nagodrE

    Puna ka arritur deri aty sa kryemyftiu i Turqise pa i u dridhur zeri fare ne inagurimin e xhamise turke te namazgjase, ne prezence te Sulltanit Erdogan dhe k/ministrit te Shqiperise mallkoi Heroin dhe simbolin kombetar, Gjergj Kastriotin dhe te gjithe luftetaret kombetare kunder pushtuesve osmane dhe beri nderimet per osmanet e vrare gjate betejave me luftetaret clirimtare shqiptare. Dhe per me teper kjo xhami nuk eshte nen drejtimin e Komunitetit musliman Shqiptar por nen admistrimin e k/myftiut te Erdoganit. Tani nuk mbetet gje tjeter qe vecse te heqim shtatoren e Gjergj Kastriotit ne qender te Tiranes e kudo qe jane, shtatoret e Nene Terezes etj, te heqim edhe perkrenaren nga flamuri dhe te vendosim gjysem henen….

    Lini një Përgjigje