TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 07:57

Hetimet e SPAK, cila dosje e ka rradhën? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet e SPAK, cila dosje e ka rradhën? Gazetarja Anila Hoxha zbulon

SPAK ka njoftuar zyrtarisht se ka nisur hetimet për 6 zyrtarë në lidhje me tenderat për tunelin e Llogarasë.

Por cila është radha e dosjeve në SPAK?

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në studion e Top Story tha se radha asnjëherë nuk dihet, por se do të ketë sërish rezultate në lidhje me hetimet për tendera.

“Këtë nuk e di asnjëherë, do vazhdohet prapë me disa dosje tenderash, mund të ketë rezultate për aeroportin e Vlorës. Dosja për tunelin e Llogarasë sa kohë u komunikuan akuzat për 6 zyrtarë, mes tyre dhe zv. kryeministrja, nuk ka masa sigurie, por për sa kohë ka zhvillime të tjera që ecin paralele për SPAK, për garën në këtë Prokurori të Posaçme, nuk mund të parashikohen dosjen e radhës. Në vazhdën e kësaj gare, do ketë rezultate dhe në dosje të krimit”, tha Hoxha.

 

Lini një Përgjigje