TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2025, 06:59

Mos harroni çadrat, çfarë ndodh me motin gjatë ditës së martë?

Shkruar nga Pamfleti

Mos harroni çadrat, çfarë ndodh me motin gjatë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim.

Në orët e mbrëmjes, moti do të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas do të ketë ndërprerje të tyre.

???? Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2-4 ballë.

 

Lini një Përgjigje