Aktualitet16 Qershor 2024, 12:14

Hodhi molotov në protestën para Bashkisë dhe kundërshtoi policinë, lirohet 39-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Hodhi molotov në protestën para Bashkisë dhe kundërshtoi

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, që u arrestua pas protestës së fundit që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh.

Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.

Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.