
Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në gjyqin e Ilir Metës gjatë seancës në GJKKO.
Gjokutaj theksoi se Meta në gjyq i ka thënë Altin Dumanit “Dum duman” dhe “sorosian”. Sipas tij, Meta në gjykatë ka mbajtur një qëndrim dinjitoz.
“Ilir Meta mbajti qëndrim dinjitoz, duke kundërshtuar edhe Dumanin. Meta ia ka thënë Dumanit në sallë të gjyqit. I ka thënë “Dum dumani”, “sorosian”. Këto fjalë që them unë ia ka thënë. Zoti Meta nuk lajthit. Ka shumë veta që duan të vënë në dyshim anën e tij mendore, por Meta është në gjendje të qetë.
Mos u merakosni për Altin Dumanin, por merakosuni për qytetarët, se ju vjen shtetasve radha. Krajës i ka thënë se edhe gjyqin do e vazhdosh me gënjeshtra. Meta i ka thënë se marrja zvarrë e një ish-presidenti a iu duket normale. Meta më pas mori fjalën dhe ezauroi të gjitha objeksionet që kishte”, tha ai.
Lini një Përgjigje