TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Tetor 2024, 17:25

"Një ish-zyrtar i lartë i policisë në qelinë ngjitur me Metën", Klodiana Lala tregon deri kur do të qëndrojë ish-presidenti te 313-ta

Shkruar nga Pamfleti

"Një ish-zyrtar i lartë i policisë në qelinë

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ajo tha se ish-presidenti Ilir Meta ka ngjitur me të, në qelinë tjetër, një ish-zyrtar të lartë të policisë.

Lala tha paraprakisht Meta është pyetur se me cilët persona ka pasur konflikte, me qëllim që të rriten parametrat e sigurisë për ish-kreun e shtetit.

Ajo tregon gjithashtu se Ilir Meta ka kërkuar gjithashtu palestër, ku të bëjë stërvitje. Gazetarja Lala thekson se Meta do të qëndrojë në qeli me afat të paracaktuar, derisa të vendosë Apeli.

“Meta ka qëndruar dy ditë në observim, në izolim, pas caktimit të masës së sigurisë. Është pyetur për të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur me të burgosur të tjerë. Tek 313 ka emra të njohur të botës së krimit. Meta ka qenë kryeministër e president dhe duhet që të sigurohet jeta e tij. Duhet të pyetet çdo person, për të rritur sigurinë. Është kontaktuar kryesisht nga z Gjokutaj dhe djali i ka dërguar ushqime.

Është dërguar në sektor. Meta ka rrotull ish-zyrtarë të administratës, ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik. Një prej tyre është një ish-zyrtar i lartë i policisë. Meta ka kërkuar palestër, ku të bëjë stërvitje. Mendohet se do të qëndrojë në qeli në kohë të pacaktuar, derisa Apeli të vendosë”, tha Lala për “News 24”.

Lini një Përgjigje