
Kryebashkiaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK ditën e djeshme. Bashkë me të në pranga kanë rënë edhe 13 persona të tjerë, mes tyre 6 zyrtarë të bashkisë.
“Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Kujtim Zogu, Denis Xholi , Leonard Daçi, Erjon Isaku”, janë disa nga emrat e të arrestuarve, pasi abuzuan me një tender 322 mln lekë.
Nënkryetarja Enkeleda Lleshi është mes 10 personave në pranga. Ajo bashkë me specialistë të prokurimeve kanë bërë të mundur që tenderin e Ujësjellësit ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit
Por nga hetimet ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
BKH ka kryer kontrolle në banesën e Lefter Allës dhe vëllait të tij. Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderët publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Arrestimi i Allës, vjen dy muaj nga zhvillimit të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 maj.