Aktualitet16 Mars 2023, 09:53

Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit: O ba si nuk më prite!

Shkruar nga Pamfleti
Ndërron jetë babai i Saimir Tahirit: O ba si nuk më prite!

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një “lufte” me sëmundjen e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur ta fitojë.

Babai i ish-ministrit prej disa vitesh vuante nga leucemia, por sëmundja ishte përkeqësuar vitin e fundit duke i marrë edhe jetën. Bashkim Tahiri ishte farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.

Postimi i plotë:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua  me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim!

Përgjithmonë!

https://www.facebook.com/saimir.tahirial/posts/753306036165273