TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 12:42

I mituri u plagos me thikë, flet babai i 15-vjeçarit: Të përfshirë edhe persona të tjerë në sherr

Shkruar nga Pamfleti

I mituri u plagos me thikë, flet babai i 15-vjeçarit: Të

Babai i 15-vjeçarit i cili u plagos pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë.

15-vjeçari, nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, u plagos me thikë nga një shok i klasës, vetëm sepse kërkoi sqarim për fjalët fyese që kishte dëgjuar prej tij. 

Familja e tij është e tronditur. Një baba që kërkon përgjigje dhe një nënë që falënderon çdo frymëmarrje të të birit. Komuniteti shkollor mbetet i shokuar nga dhuna mes fëmijëve.

“Për plagosjen e djalit më lajmëroi një shok. Kanë qenë të paktën tre veta të përfshirë. Djali im nuk ka qenë protagonist, ka qenë një tjetër”, u shpreh i ati për “News 24”.

Ai u shpreh se djali ka dalë nga intubimi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

“Dyshoj për autorin sepse e kam parë me shenja në kokë. Jam i lodhur psikologjikisht. Më kanë lajmëruar mua të parin nga familja”, tha i ati i të miturit.

Lini një Përgjigje