TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 16:32

Sulmi ndaj gazetarëve në mbledhjen e PD, reagon “SafeJournalists”: Po pengohet liria e raportimit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj gazetarëve në mbledhjen e PD, reagon

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, organizata për mbrojtjen e gazetarëve “SafeJournalists” ka denoncuar dhunën verbale dhe kërcënimet ndaj gazetarëve të mediave të ndryshme ndërsa raportonin në selinë blu.

Sipas organizatës, ky veprim është kryer nga simpatizantët e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa shtojnë se kërcënimet e militantëve pengojnë jo vetëm rrjedhën e gazetarisë së lirë, por edhe sigurinë dhe mirëqenien e atyre që shërbejnë në vijën e parë të raportimit të lajmeve.

“Gazetarët Osman Stafa nga News 24, Ardit Hoxha nga EuroNews, Andon Kello nga MCN, Ermal Rizai nga Syri Tv dhe Isa Myzyraj nga Ora News nuk u lejuan të kryejnë detyrën. Individë, dyshohet se mbështetës të z. Lulzim Basha, ish-kryetar i Partisë Demokratike, u përpoqën t’u hiqnin kamerat dhe mikrofonin, i shtynin gazetarët, i bërtisnin, i shanin dhe i kërcënonin me dhunë fizike dhe sharje të tjera nëse vazhdonin të filmonin dhe raportoni”, raporton SafeJournalists.

safejournalists militante pd sulm gazetare

Lini një Përgjigje