Aktualitet28 Mars 2023, 10:07

Sulmi ndaj Top Channel, Anila Hoxha: Mekanizëm mafioz i organizuar, një kolege ishte dëshmitare

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj Top Channel, Anila Hoxha: Mekanizëm mafioz i organizuar,

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me sulmin ndaj Top Channel, teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”.

Hoxha tregoi se personi i parë që e ka parë të ndjerin Pal Kola në minutat e fundit të jetës ka qenë një kolege e saj, e cila ishte e traumatizuar.

“Dëshmitarja e parë ka qenë një kolege e imja që s’po ia përmend emrin dhe ajo kishte mbaruar turnin dhe po priste oficerin e Policisë e traumatizuar dhe më thoshte “Pse po vonojnë?”.

Është djegur një Range Rover, autorët, mënyra se si kanë lëvizur, tregon që ka qenë e mirë menduar.

Ish-dhëndri i Pal Kolës, ky shtetas dyshohet se merret me trafikim klandestinësh dhe është shoqëruar bashkë me një shokun e tij. Ai u ndalua në Vlorë dhe u mësua se ka qenë dhe në Gjirokastër ditën e djeshme edhe është lënë i lirë.

Përpikëria, shpejtësia, makina që kishin zgjedhur, targat e vjedhura…tregon për një mekanizëm mafioz të organizuar”, tha gazetarja për “Wake Up”.

Po ashtu gazetarja e Top Channel shtoi se brenda orës 12:00 Policia e Shtetit do të dalë në një konferencë për shtyp për ngjarjen e rëndë.

"E gjithë struktura policore është angazhuar për ngjarjen e rëndë dhe sot pritet që brenda orës 12:00 policia të dalë në një konferencë për shtyp ku dhe ndoshta do të japë detaje të reja për hetimin," tha Hoxha. 

anila hoxha kolege deshmitare