TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 17:28

I nxorën foton me vajzën që u filmua me Gjicin, reagon Ben Blushi: Nuk e njoh fare, ata që e publikuan kanë qëllime të caktuara

Shkruar nga Pamfleti

I nxorën foton me vajzën që u filmua me Gjicin, reagon Ben

Ben Blushi ka reaguar pas publikimit në media të një foto të tij me vajzën, e cila u filmua në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici. Vajza në profilin e saj në Facebook kishte foto me shumë persona publike, mes të cilëve dhe Blushi. Por media si ‘Dita’ apo ‘Tema’ nxituan t’i publikuan duke tentuar të ngrenë dyshime edhe mbi Blushin.

Ky i fundit i është përgjigjur në rrjetet sociale një komentuesi mbi këtë foto, duke deklaruar se ajo është bërë kur ai hapi partinë Libra dhe nuk e njeh fare vajzën. Po ashtu ka thënë se portalet e nxorën atë foto për qëllime të caktuara.

Ky është një provokim banal nga ty dhe ata para teje. Gjatë shumë viteve në politike gjate fushatave apo takimeve të mia si shkrimtar, unë kam takuar apo bërë fotografi me mijëra njerëz të njohur dhe të panjohur. Kur dikush të kërkon një fotografi dhe ti e pranon, nuk mban përgjegjësi për veprimet e atij personi, i cili mund të bëjë një vrasje, një vjedhje apo një krim. P.sh nëse ne të dy bëjmë një foto bashke dhe ti bën një krim, a mbaj përgjegjësi unë për krimin tënd?

Sigurisht jo. Kjo është reciproke. As ti nuk mban përgjegjësi për veprimet e mia.

E tillë është dhe kjo fotografi me një vajzë që është afruar në ditët e para te Libra, si qindra të tjerë.

Kështu që mos investo dyshime në këtë foto siç kane bërë disa portale, duke abuzuar për arsye që nuk është rasti ti shpjegoj sot dhe tani”, shkruan Blushi.

 

blushi gjici foto

Lini një Përgjigje