TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2026, 10:27

PS “përjashtoi” Shehajn 3 muaj, Kapri në Kuvend: Blinduat godinën me policë, po trembeni nga vezët

Shkruar nga Pamfleti
PS “përjashtoi” Shehajn 3 muaj, Kapri në Kuvend: Blinduat
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri në seancën e sotme plenare ka akuzuar mazhorancën se me forcën e kartonëve ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit kreun e kësaj force politike, Agron Shehaj, për tre muaj.

“Kthehem në sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e kërkoj pse u përjashtova. Më e rënda është që Kuvendi, me dhunën e kartonëve të kuq, ka përjashtuar edhe Shehajn për 30 ditë të tjera. Në total, kreu i një partie politike ka munguar 3 muaj, pra 1/3 e kohës. Nëse mendoni se ky është parlamentarizëm, është patetizëm.

Sot qytetarët janë në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit. Mendoni se jeni pronarë të Shqipërisë dhe e keni kthyer vendin në këtë derexhe.

Sapo u informova për letrat ku kërkesat tona për interpelanca janë anuluar. Si mund të ndaloni deputetët të flasin dhe të shkelni Kushtetutën në këtë pikë? Ky nuk është as parlament dhe as parlamentarizëm.

Kuvendi është blinduar nga policia edhe pse nuk ka asnjë protestues, sepse ju trembeni nga vezët. U trembët ju!”, tha Kapri.

Parlamenti është “blinduar” nga forcat e rendit paraditen e së hënës si masë paraprake në rast proteste.

Gjithashtu janë vendosur kordonë me efektivë policie dhe barriera metalike, pavarësisht se sot nuk është njoftuar grumbullim para Parlamentit nga protestuesit.

ps “përjashtoi” shehajn 3 muaj

Lini një Përgjigje