
Erion Braçe është përplasur me kreun e Shoqatës së Hidrokarbureve, pasi ky i fundit reagoi për deklaratën e deputetit të PS-së, i cili i quajti “kartel”.
Luigj Aliaj iu drejtua Braçes nga një studio televizive duke i thënë se duhet t’u kërkojë falje për etiketimin, ndërsa tha se e fton që të bëhet kreu i Bordit të Transparencës dhe të gjejë zgjidhje për çmimet.
Ai tha më tej se kur Braçe ishte në opozitë e takonte shpesh për t’i treguar “skemat” e mashtrimeve, ndërsa kur ishte në qeveri nuk bëri asgjë përveçse të kontrollonte kur dilnin nga puna punonjësit.
Braçe nga ana tjetër iu përgjigj duke i thënë ndër të tjera, se si zv. kryeministër zbuloi sesi ata abuzonin me tregtimin e naftës.
“Në fakt, Erioni zv/kryeministër kontrolloi gjithë zinxhirin e tregtimit të këtyre dhe zbuloi se si këta abuzonin çdo ditë me tregtimin e naftës; ju kapi një sistem që ndryshonte regjimin e shitjes dhe raportimit të shitjeve në pompë nga elektronik e online me mekanik e sipas planit me të cilin kishin vjedhur e vidhnin shtetin pa hesap; madje ju kapi edhe më shumë mu aty në Porto Romano ku depozitat i kishin të pa plumbosura pikërisht në matës e kështu vidhnin po pa hesap, po përsëri shtetin. Kaq më ka mjaftuar të kuptoj ç’është ky treg dhe shoqata që e garanton atë.
Ndërkohë, besoj kreu i shoqatës ka dëgjuar për tranzitin e naftës në Kosovë, autobotët që kanë habitur hetues në Kosovë po edhe në SPAK me një xhiro mashtrimi, evazioni të frikshëm. Besoj kryetari i Shoqatës nuk di gjë për këtë se po të dinte do i përzinte nga shoqata autorët! Në fund, po patjetër që do merresha edhe me korrektësinë në punë të zyrtarëve që nuk i gjeja kurrë në doganë, se para se të shkonin në punë pinin puro me kryetarin e Shoqatës! Në fund fare, po patjetër që Luigjin e kam takuar shumë herë; ai më bëri me dije se kush ishte pas Koncesionit të Markimit të Hidrokarbureve dhe me thënë të drejtën ka qenë një nga betejat e mia të mira kundër atij koncesioni! Paska ndryshuar mendje sot, po i shkon për shtat në fakt!”, tha Braçe për “Top Story”.
Gjob mbi 4 milion € u jan vendos tpaktën 2 prej oligarkëve të naftës por si përher shteti ja fal. nëse do ta vërtetoj prokuroria e ka shum kollaj.1 pjes e shtetit funksionon por jan ca si tipi atij robqirit Denar Biba që shkoi i hoqi gjobën 5 milion € atyre të Miell Tirana mduket. Prej “Denarëve” flen e vjedhin rehat oligarkët e çdo sektori.
Keta lloj qe te yshtin "ec e provoje vet" dmth se çoç do bësh ti, do te kercenojne qepe gojën (se aty je me pushtet) dhe më e keqja zinxhiri ne administratë nuk do i përgjigjet. Ai Taulant Muka u bë zv minister në arsim dhe shkencë dhe nuk bëri dot gjë, imagjino, me njerëz të shkolluar dhe shumë madje, jo më me xhambaza PA shkollë që të japin ujë në bisht të luges, se o i joshin me para o I kercenojne, fle edhe Autoriteti i Konkurrencës, edhe kontabilistët me standardet, pret shtresa e mesme për sekuestro konfiskim dënime dhe gjoba