TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Mars 2026, 21:23

“Neptune Strike 26”/ Mes tensioneve globale, Shqipëria dhe Italia stërvitje të përbashkët detare

Shkruar nga Pamfleti
“Neptune Strike 26”/ Mes tensioneve globale, Shqipëria dhe
, Shqipëria dhe Italia stërvitje të përbashkët detare

Forcat Speciale të Ushtrisë shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët detare me forcat italiane, në kuadër të operacionit të koduar “Neptune Strike 26”, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në hapësirat ujore në një kontekst ndërkombëtar gjithnjë e më të tensionuar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja është fokusuar në luftën kundër trafikut të drogës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme në det, si dhe në garantimin e sigurisë së rrugëve ujore strategjike.

Në njoftimin zyrtar theksohet se Forcat Speciale shqiptare, së bashku me aleatët italianë, janë angazhuar në operacione të përbashkëta stërvitore për të rritur ndërveprimin dhe efektivitetin në mjedise detare.

"Neptune Strike 26. Forcave Speciale Shqiptare së bashku me aleatët italianë në aksion! Stërvitje e përbashkët kundër aktiviteteve të paligjshme dhe garantimin e sigurisë së rrugëve ujore.”-thuhet në njoftim.

Kjo stërvitje vjen në një kohë kur bashkëpunimi ushtarak mes vendeve anëtare të NATO-s po intensifikohet, për shkak të sfidave të sigurisë dhe rreziqeve të reja në nivel global.

Zhvillimi i “Neptune Strike 26” përkon me rritjen e tensioneve në disa rajone të botës, përfshirë Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i situatave të konfliktit ka shtuar shqetësimet për destabilizim më të gjerë.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se stërvitje të tilla janë pjesë e përpjekjeve parandaluese për të garantuar gatishmërinë ushtarake dhe për të mbrojtur interesat strategjike në rrugët ndërkombëtare të transportit detar.

Megjithatë, autoritetet shqiptare nuk kanë lidhur drejtpërdrejt këtë stërvitje me zhvillime specifike gjeopolitike.

shqipëria dhe italia stërvitje të përbashkët detare

Lini një Përgjigje