TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2025, 14:06

Ish-ambasadori gjerman u gjet i pajetë në dhomën e hotelit, ja ç’thotë policia

Shkruar nga Pamfleti

Ish-ambasadori gjerman u gjet i pajetë në dhomën e hotelit, ja

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëqri, Werner Daum, u gjet i pajetë në një prej dhomave të një hoteli në Golem të Kavajës, ku duket se kishte zgjedhur të kalonte pushimet. Ish-diplomati 82-vjeçar ndodhej prej pak ditësh në Shqipëri, ku ishte kthyer pas 35 vitesh.

Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar tha se ish-ambasadori humbi jetën nga shkaqe natyrale. Sipas njoftimit zyrtar, Daum u gjet pa gjetë në një dhomë hoteli.

“Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi Ë. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman).

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje