
Ish deputeti i PS dhe LSI, Spartak Braho është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Momentalisht nuk dihet përse është thirrur ndërsa vetë Braho u tregua i rezervuar ndaj gazetarëve të cilët u interesuan përse ndodhej atje.
“Punë profesionale. Duhet zhvilluar më tej ligji për veprimtarinë e SPAK”, tha për gazetarët Braho.
Braho nuk tha nëse kishte dhënë sqarime për ndonjë dosje të cilat janë në objekt hetimi nga SPAK.
Kujtojmë se ish-deputeti Braho, në janar të vitit 2022 është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, pas deklaratës së tij të fortë se në protestën e 8 janarit të organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha do të vritej një deputet në oborrin e PD-së.
Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos. Ka qenë deputeti Flamur Noka, i cili depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion kërkesë-padinë për Brahon.
Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes. Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.
Lini një Përgjigje