TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2025, 18:43

Ishte ankuar për kushtet dhe trajtimin në qeli, Avokatja e Popullit takon Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Ishte ankuar për kushtet dhe trajtimin në qeli, Avokatja e Popullit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se vizita e Avokates së Popullit është bërë në kuadër të verifikimeve pasi kryebashkiaku Veliaj kishte adresuar disa ankesa tek AP. Ballanca dhe dy komisionertë kanë bërë konstatimet e tyre gjatë vizitës në paraburgimin e Durrësit.

Gjithashtu, Avokatja e Popullit ka zhvilluar një takim edhe me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i cili mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Në mënyrë periodike, komisionerët dhe Avokatja e Popullit vizitojnë institucione penitenciare për të monitoruar edhe kushtet e përgjithshme të trajtimit të individëve që ju privohet liria.

Lini një Përgjigje