
Kjo çështje do të jetë prova e vërtetë e SPAK-ut dhe do të tregojë nëse Prokuroria e Posaçme ka guxim për të shkuar deri te emri i kryeministrit Rama...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për shpërdorim detyre, për çështjen e shembjes së banesave në zonën e “5 Majit” në vitin 2022.
SPAK kishte kërkuar fillimisht pushimin e çështjes, por Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka konstatuar se ka indicie të mjaftueshme dhe urdhëroi zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë dhe të nisë hetimet penale për shembjen e e 170 banesave në zonën e “5 majit”, që la pa shtëpi 222 pronarë, një pjesë me banesa të hipotekuara dhe një pjesë tjetër në proces legalizimi.
Personat e kallëzuar në këtë çështje janë Kryeministri Edi Rrama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-nënkryetari Arbjan Mazniku. Hetimi për këtë rast po ndiqet nga prokurori i posaçëm Elvin Gogaj.
Ky vendim përbën një sinjal të fortë për drejtësinë shqiptare dhe një moment kyç për besueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo çështje do të jetë prova e vërtetë e SPAK-ut dhe do të tregojë nëse Prokuroria e Posaçme ka guxim për të shkuar deri te emri i kryeministrit Rama, apo thejshtë do të ndalet te emrat e Veliajt dhe Maznikut.
Nëse Prokuroria e Posaçme do të shkojë deri Rama, kjo do të jetë hera e parë në historinë e pas viteve ’90 ku një Kryeministër në detyrë përballet me hetim penal të urdhëruar nga vetë Gjykata për një çështje që përfshin vendimmarrjen e nivelit më të lartë të ekzekutivit dhe që preket drejtpërdrejt me jetën, pronën dhe të drejtat e qindra qytetarëve.
Çfarë kërkojnë banorët nga ky hetim?
Kallëzimi kërkon hetim të plotë penal për gjithë procedurën e nxjerrjes së VKM nr. 533, rolin e institucioneve shtetërore, përfituesit realë ekonomikë dhe lidhjet e tyre me zyrtarët publikë, si dhe përgjegjësinë individuale të Edi Ramës për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë para ligjit, falsifikim të interesit publik dhe kapje të institucioneve shtetërore.
Hetimi përqendrohet në procedurën e miratimit dhe zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 533, i cili është përdorur sipas kallëzimit të qytetarëve, si bazë ligjore për një proces të njëanshëm, të padrejtë dhe të manipuluar shpronësimesh, i cili nuk ka pasur asnjëherë interes publik real, por ka shërbyer për të favorizuar ndërtimet shumëkatëshe të kompanive private me lidhje të ngushta me pushtetin lokal dhe qendror.
Mosveprimi i Kryeministrit në këtë rast, pavarësisht denoncimeve publike dhe protestave të gjata të banorëve, interpretohet si një miratim i heshtur apo bashkëpunim i drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit.
Pas më shumë se pesë vitesh nga nisja e projektit, qindra familje të lagjes “5 Maji” dhe zonave përreth vazhdojnë të jenë të zhvendosura, pa dëmshpërblim të drejtë dhe pa transparencë mbi të ardhmen e pronës së tyre, ndërkohë që në truallin e tyre janë ngritur ndërtime që nuk kanë asnjë lidhje me interesin komunitar apo funksione publike, por shërbejnë si projekte për shitje banesash luksoze apo qendra biznesi.
Pse jo? Ishte Rama që nisi reformën në drejtësi dhe "pastrimin e trupit". Ai është një demokrat i madh në mendjen e tij!
O popull nuk e kuptoni se ne me veprimet dhe mos veprimet tona i kemi dhënë kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të bëjë çfar të dojë jo vetëm me pronat por dhe me ne.
Duket qarte qe Demoni i nongrattes po rejton SPAK drejt sipas nje strategjie djallezore qe te demtoje sa me shume me goditje prokuroresh te paguar, me sa me shume sekrete hetimore te nxjerra per te bere gjyqe popullore, sa me shume konfuzion ne popull me qellim te largoje veten e tij nga denimi per krimet dhe korrupsionin nongratta- dhe te nxije Shqiperine brenda e jashte vendit qe te krijoje pakenaqesi she destabilizim. Turp per ata qe i vene pas.
Pse e hoqe komentin? Nuk e kupton djallezine e Demonit qw nuk po e le Shqioerine rehat? Nese je gazetar i pavarur vendos komentin