Aktualitet29 Nëntor 2023, 22:40

‘Jam lab unë, jo himarjot grek', debat i fortë mes Meçes dhe Sekretarit të OMONIA-s: Jeni të pafytyrë ju!

Shkruar nga Pamfleti

‘Jam lab unë, jo himarjot grek', debat i fortë mes

Një debat i fortë u zhvillua në studion e ‘Repolitix’ mes ish-deputetit Arban Meçe dhe sekretarit të OMONIA-s, Marin Suli sa i takon votuesve në bashkinë e Himarës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ish-deputeti tha se nuk është e vërtetë se për Belerin kanë votuar himarjotët, duke i kërkuar që të mos i përfshijë të gjithë zonat e Labërisë kur flet për këtë gjë.

Pjesë nga debati në studio:

Meçe: Gjysma e labërisë, Kuçi, Kërbaçi kurrë nuk kanë qenë greke. Nuk është e vërtetë që ka votuar komuniteti grek zotëri, sepse kanë votuar disa komunitete. Nuk mund të më bësh mua himarjot greek ti mua sepse jam lab.

Suli: Po cfarë labi je ti more, po hesht aty se nuk të ndërpreva

Meçe: Vazhdo

Suli: Nuk ma cakton ti mua, i kape lekët për sot je në rregull

Meçe: Kape lekët tha, po pse more i sheh të gjithë si vetja jote ti. Jeni të pafytyrë ju dhe të gjithë i shihni njësoj. Ne të labërisë nuk biem kaq lehtë në kurthin tuaj. Kemi dhënë prova për këtë punë.

Suli: Mos ngatërro dëllenjën me rrushin. O mizë mos më bezdis, më lër të flas

Meçe: Votues i bashkisë Himarë më thuaj mua po jo votues himarjot.