
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka komentuar hapjen e fushatës së PS dhe kërcimin e deputetëve të mazhorancës së shesh.
Ajo u shpreh se kjo është e vetmja mënyrë që Rama të marrë vëmendje. Por, Artur Zheji e kundërshtoi duke thënë se “ je shumë e re në politikë”.
Ai iu drejtua Garos duke i thënë se “më herët, në deklarata ke qenë serioze, ndërsa kur je afër Berishës qesh më shumë se herët e tjera”. Floriana Garoi iu përgjigj duke i thënë se “ashtu është natyra e saj”.
Biseda mes tyre:
Floriana Garo: Unë do të thoja që kërcejnë nga belaja, se sa kërcejnë se e ndjejnë. Kjo është e vetmja mënyrë për të marrë vëmendje. Nuk është serioze mbi të gjitha.
Artur Zheji: Je shumë e re prandaj
Floriana Garo: Nuk besoj që ka lidhje me të qenit e re, ka lidhje me besimin.
Artur Zheji: Je shumë e re në politikë. Ti më përpara në komunikimet publike ke qenë më serioze, kur je pranë afër doktorit qesh më shumë se herët e tjera. Të buron
Floriana Garo: Unë nuk kam ndryshuar, as nga politika dhe nga asgjë tjetër. Unë jam e tillë si natyrë. Nuk është se më detyron doktori të buzëqesh.
Lini një Përgjigje