Jonaid Myzyri është emëruar në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, duke zëvendësuar Arlinda Pogajn, e cila paraqiti dorëheqjen nga detyra.
Myzyri ka mbajtur më parë postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik.
Emri i tij është përmendur në një hetim të SPAK-ut lidhur me procedurat e tenderëve të zhvilluara gjatë viteve 2020-2023.
Hetimi është fokusuar te dyshimet për mungesë gare në disa procedura prokurimi, ku në një pjesë të rasteve rezultonte pjesëmarrëse vetëm një kompani, ndërsa në raste të tjera subjektet konkurruese dyshohet se janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.
Ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Prokurori Elvin Gokaj në parashtrimet përpara gjykatës tha se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk u provua që ka vepër penale nga Myzyri dhe të tjerët, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.
Lini një Përgjigje