TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2026, 21:19

"Ju erdhi fundi", protestuesit vijojnë marshimin dhe bllokojnë qarkullimin në rrugët kryesore

Shkruar nga Pamfleti
"Ju erdhi fundi", protestuesit vijojnë marshimin dhe
Protestuesit duke marshuar

Mijëra qytetarë iu bashkuan edhe ditën e sotme protestës para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar një traditë që tashmë është kthyer në rutinë prej 15 ditësh radhazi.

Marshimi solli sërish bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit lëvizën në grup përgjatë itinerarit të protestës.

Gjatë marshimit nuk munguan thirrjet kundër qeverisë dhe figurave kryesore politike të vendit. Protestuesit brohoritën vazhdimisht “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Revolucion”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike në vend.

Organizatorët kanë njoftuar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e qeverisë dhe mbajtjen e përgjegjësive politike.

 

Lini një Përgjigje