TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Dhjetor 2025, 19:10

“Ka çdo ditë klikime fake”, drejtori i Acromax flet me emra: Si po kërkojnë këngëtarët 500 mijë euro për copëz këngë

Shkruar nga Pamfleti

“Ka çdo ditë klikime fake”, drejtori i Acromax flet me

Ceo i Acromax, Aldor Nini ka prekur problemin e klikimeve fake të këngëtarëve në Youtube.

Nini u shpreh se nga monitorimi dalin çdo ditë klikime false, mes të cilëve përfshihet edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

Pjesë nga biseda në ‘Kjo Javë’:

Aldor Nini: Kemi edhe njerëz që u ka ardhur dita të fitojnë 2 lekë më shumë blejnë një makinë, apartament dhe kujtonë se prekin qiellin me dorë. Më parë kanë jetuar sot për nesër dhe sot harrojnë që muzika është e përkohshme, nëse nuk zhvillohen më tej do të marrin fund.

Nisida Tufa: Cila këngë po bën namin për momentin?

Aldor Nini: Albani Noizy dhe Angela Peristeri. Nga monitorimi na dalin çdo ditë klikime fake përfshirë edhe Dafina Zeqirin. Kanë klikime nga Vietnami.

Lini një Përgjigje