TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2025, 20:56

“Ka vëlla Vuçiçin”, Kalaja: Si Rama i futi thikën pas shpine Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka vëlla Vuçiçin”, Kalaja: Si Rama i futi

Gazetari Aulon Kalaja ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka futur thika pas shpine Kosovës me Minishengenin Ballkanik.

Kalaja e cilësoi këtë projekt si antishqiptar.

Edi Rama vuri ministër të Jashtëm atë Gent Cakën, bëri mbledhjet e përbashkëta qeveritare, që ishin veçse makijazh... Cili është kontributi i Ramës për çështjen e Kosovës? Çfarë lobingu ka bërë Rama ndërkohë që ka shtete që po e çnjohin Kosovën? Pse mori përsipër Minishengenin Ballkanik, që ishte projekt antishqiptar? Këto janë thika të ngulura pas shpine Kosovës.

Rama nuk ka bërë asnjë përpjekje që Kosova të njihet nga vendet që nuk është njohur. Nuk ka bërë asnjë lobim ose ka lobuar në të kundërt. Bëri Minishengenin Ballkanik kur faktori kosovar ishte kundër. Politika jonë me Serbinë përcaktohet nga Kosova, jo nga Edi Rama. Ka vëlla Vuçiçin”, tha Kalaja.

Lini një Përgjigje