Aktualitet25 Nëntor 2023, 19:17

"Kadare në listë për t’u arrestuar”, ish-kryehetuesi: Akuzohej për veprimtari armiqësore

Shkruar nga Pamfleti

"Kadare në listë për t’u arrestuar”,

Qemal Lame, ish-kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të kohës së diktaturës tha se në listën për t’u arrestuar ka qenë edhe Ismail Kadare.

Sipas tij, shkrimtari akuzohej për zgjerim të veprimtarisë armiqësore.

“Ismail Kadare ishte personi që do të arrestohej. Ai nuk u arrestua pikërisht për shkak të kontributit që kishte dhënë, por në çdo rast mund të deklarohej i pavlefshëm për interesa të pushtetit.

Të hidhte veprën e Ismailit në kosh do të thotë të hidhje poshtë veprën e Enver Hoxhës. Urdhri ka qenë konkret. Në dosjen hetimore janë dokumentet konkrete të Fiqiret Shehut, Bashkim Shehut dhe Skënder Shehut që akuzojnë Kadri Hazbiun dhe më vonë del përgjegjësia për Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun.

Janë dokumente konkrete që akuzohet konkretisht Ismail Kadare. Në librin “Kur hidheshin themelet” ka një faks-mile dhe një nga personat që akuzohej për zgjerim të veprimtarisë armiqësore ishte edhe Ismail Kadare. Hetuesit që kanë pasur këtë çështje, një nga hetuesit mund të pyetet akoma”, tha ai për “News 24”.

lame kadare akuza arrestim